Home / Sport / Wenger ‘mirëpret’ Van Persien

Wenger ‘mirëpret’ Van Persien

Gjiganti londinez e shiti holandezin në Unitet më 2012 pasi sulmuesi refuzoi vazhdimin e kontratës në ‘Emirates’. 

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e rikthimit të Robin van Persiet nga Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.Gjiganti londinez e shiti holandezin në Unitet më 2012 pasi sulmuesi refuzoi vazhdimin e kontratës në ‘Emirates’. Emërimi i David Moyesit në postin e menaxherit gjatë verës së shkuar, riktheu spekulimet rreth të ardhmes së Van Persiet. Wenger ka pranuar se mund të tentojë rikthimin e 30-vjeçarit në fund të këtij sezoni.“Nuk mendoj se është koha më e mirë për të folur për këtë”, tha Wenger. Van Persie përgatitet për rikthimin e dytë në Arsenal pas transferimit në United, në përballjen e skuadrave në kuadër të Premierligës të mërkurën.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *