Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 27 prill

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 27 prill

4 shkurt-
Lajmi mësohet nga agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burime të larta të partive më të mëdha politike. Sot pritet që të qartësohet situata e re, që do të ketë si plan shpërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në Maqedoni zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen nga fundi i muajit prill, gjatë balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

Lajmi mësohet nga agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burime të larta të partive më të mëdha politike. Sot pritet që të qartësohet situata e re, që do të ketë si plan shpërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në rast se do të ndodhë kjo, atëherë zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen më 27 prill, në pako me presidenciale, në ditën kur zhvillohet raundi i dytë zgjedhor.

Edhe BDI ka vendosur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por ky vendim akoma nuk publikohet për shkak të taktizimeve politike. PDSH bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, në rast se ato nuk do të zhvillohen në pako me zgjedhjet parlamentare. Edhe RDK bëri të ditur dje se do të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, ndërsa do të përgaditet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partitë maqedonase gjithashtu janë të përgaditura për zgjedhjet e parakohshme dhe se ato po hartojnë programet e tyre zgjedhore nëpër forumet e ngushta partiake. Në fund të javës së kaluar kryetari i Parlamentit shpalli zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 13 prill.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *