Home / Lajme / Maqedoni / Zvogëlohet numri i padive nga Maqedonia në Strasburg

Zvogëlohet numri i padive nga Maqedonia në Strasburg

3 shkurt-Nga viti 2009 ka pasur rreth 500 lëndë kontestuese gjyqësore që kanë kërkuar drejtësinë në Strasburg, ndërsa në vitin 2012 dhe vitin e kaluar është shënuar rënie. Sipas shifrave të publikuara për vitin 2012, ka pasur 354 lëndë gjyqësore.

Gjykata Evropiane e Strasburgut vazhdon të jetë adresa finale ku qytetarët e Maqedonisë shpresojnë për të kërkuar drejtësinë.

Statistikat e kësaj gjykate tregojnë se numri i lëndëve gjyqësore nga Maqedonia ka shënuar rënie.

Nga viti 2009 ka pasur rreth 500 lëndë kontestuese gjyqësore që kanë kërkuar drejtësinë në Strasburg, ndërsa në vitin 2012 dhe vitin e kaluar është shënuar rënie. Sipas shifrave të publikuara për vitin 2012, ka pasur 354 lëndë gjyqësore.

Numri më i madh i lëndëve dhe padive nga Maqedonia kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve, të cilët të pakënaqur me vendimin e gjykatave vendore kanë çuar dosjen e tyre në këtë gjykatë evropiane.

Problemet pronësore, problemet e të drejtave të njeriut, problemet me shtetësinë që kryesisht tangon shqiptarët janë disa nga dosjet e dërguara në Strasburg për të kërkuar drejtësinë.

Padi më të mëdha që presin drejtësinë nga Strasburgu janë nga Rusia- 17.050, pasojnë Italia me 14.350, Ukraina me 13.700, Serbia me 11.700, Turqia me 11.200, Rumania me 6050 dhe Bullgaria me 2800

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *