Home / Lajme / Maqedoni / 103 vepra penale nga kriminaliteti ekonomik (VIDEO)

103 vepra penale nga kriminaliteti ekonomik (VIDEO)

Tetovë, 10 Mars – SPB Tetovë gjat vitit të kaluar ka zbuluar gjithsej 103 raste në sferëN e kriminalitetit ekonomik. Këtë shifër e tregon analiza e MBP sipas së cilës SPB Shkup ka zbuluar 106 raste të këtilla.

Ndërsa në nivel republikan janë zbuluar 739 thyrje të këtilla në të cilat janë denoncuar 1019 persona fizik dhe 134 persona jurdik. Dëmi i shkaktuar matërial i buxhetit të shtetit, shoqërit aksionere, dhe subjekte të tjera arrin mbi 1 miljard denar.

Sipas analizizave veprat më të shpeshta penale janë keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar 194 raste, në numër të madh qëndron edhe evazioni fiscal 43 raste, falsifikim dhe zhdukje të dokumenteve zyrtare 44 raste, mospërgjegjësi ndaj punës zyrtare 20 raste, ndërtim pa leje 36 raste, dëmtim dhe kycje të paautorizuar në sistem kompjuterik 74 ratse dhe shkelje të pronës industriale dhe përdorim i paautorizuar i një firme tjetër 23 raste, Mashtrim i blerësve 15 raste dhe vepra tjera nga kjo sferë.

Spas MPB, numri i zbardhjes së keqpërdorimit të pozitës zyrtare 194 ndërsa në vitin 2012 janë denoncuar 310 kryes të kësaj vepre. Me kryerjen e kësaj vepre penale dëmtohet buxheti shtetror, shoqëritë aksionare dhe subjekte të tjera rreth 676 milion denar. Numri më i madh i keqpërdorimit është rajoni i Kumanovës me 29 raste, 27 raste në rajonin e Manastirit dhe Tetovës, pas cka do të vijoj qendra per parandalim të krimit të organizuar 27 raste etj.

Në numër të madh është edhe vepra penale evasion fiskal 43 raste, e kryer në 87 persona dhe të njejtat janë dokumentuar nga ana e SPB Tetovë 16, SPB Strumnica 8 ratse, qendra për parandalim të krimit të organizuar në SPB Kumanov 5 raste, SPB Manastir dhe Veles 2 raste, SPB Ohër dhe Shtip 1 rast, ndërsa me kët vepër buxheti i shtetit është dëmtuar për 234 milion denar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *