Home / Lajme / Maqedoni / 13 persona arrestohen në aksionin policor ‘Milka’

13 persona arrestohen në aksionin policor ‘Milka’

28 Mars – Në mesin e të dyshuarve është edhe një oficer i policisë i punësuar në vendkalimin kufitarë “Stenje”

Dhjetë shtetas të Maqedonisë dhe tre të Shqipërisë janë arrestuar në një aksion të policisë së Maqedonisë i koduar me emrin ” Milka”.

Në mesin e të dyshuarve është edhe një oficer i policisë i punësuar në vendkalimin kufitarë “Stenje”.

Ky grup kriminal ndërkombëtarë që vepron prej vitit 2012, që kur ka nisur me organizim dhe të merret me blerjen, transportin, magazinimin dhe trafikimin ( transferimin ) përmes kufirit – duke kontrabanduar kafshë si viça dhe dema, duke e shmangur policinë dhe kontrollin doganor të territorit të Maqedonisë në Shqipëri pranë pikës kufitare ” Stenje”.

Kafshët i kanë blerë në tregjet e bagëtive në Maqedonisë, në qytetin e Manastirit dhe Prilepit. Pasi kafshët janë blerë, ata i kanë transportuar dhe i kanë shitur në tregjet e Shqipërisë, në Tiranë dhe qytete të tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *