Home / Lajme / Maqedoni / 189 viktima në aksidente trafiku (VIDEO)

189 viktima në aksidente trafiku (VIDEO)

Tetovë, 03 Mars – Gjithsej 189 jetë u shuan vitin e kaluar nëpër rrugët e vendit. Bëhet fjalë për vit të “zi” rekord kur është në pyetje bilanci i aksidenteve të trafikut. Vitin 2013 do ta mbajmë mend për aksidentet e tmerrshme në Kisela Vodë, në Kërçovë dhe në Stracin, kur vdiqën 11 njerëz.

Shkaqet për numrin e madh të aksidenteve janë të zakonshme: ngarje e shpejtë dhe në mënyrë të paligjshme për kushtet e rrugës, mosrespektimi i shenjave dhe rregullave, mos dhënie përparësi për kalim, ngarje nën ndikimin e alkoolit…

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar më pak se 11.000 aksidente, prej të cilave 4.236 me pasoja të rënda. “Vdiqën 189 njerëz, ndërsa 6.484 kanë qenë me lëndime”, kanë thënë nga MPB për “Utrinski vesnik”.

Më shumë aksidente janë evidentuar në rajonin e qytetit të Shkupit, dhe më pas vijojnë Tetova dhe Manastiri. Më pak ka pasur në Strumicë. Në krahasim me vitin 2012, kur kanë vdekur 132 njerëz, bilanci i vitit të kaluar shënon rritje për 30 %.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2011 kanë pësuar 172 persona, 2010 – 162, 2009 – 160, 2008 – 162, në 2007 – 173, 2006 – 140… Në dekadën e fundit, rrugët në vend morrën mbi 1500 jetë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *