Home / Lajme / Rajon / 33 vjet nga demonstratat e ’81 –it

33 vjet nga demonstratat e ’81 –it

11 mars – Sot më 11 mars bëhen 33 vjet nga fillimi i demonstratave të studentëve në Universitetin e Prishtinës kundër padrejtësive të shqiptarëve në ish- Jugosllavi.

Sot më 11 mars bëhen 33 vjet nga fillimi i demonstratave të studentëve në Universitetin e Prishtinës kundër padrejtësive të shqiptarëve në ish- Jugosllavi.

Demonstratat vazhduan edhe më 26 e 27 mars si dhe më 1 e 2 prill të atij vit. Në këto demonstrata pati disa të vrarë.

Demonstratat atëbotë përfshin gjithë vendin. Kërkesa e atëhershme e studentëve për Kosovën Republikë, që ishte edhe kërkesë e popullit, nuk e pati përkrahjen e klasës politike shqiptare të asaj kohe.

Kundër studentëve dhe shqiptarëve në përgjithësi në Kosovës pastaj u ngrit e gjithë aparatura shtetërore e ish – Jugosllavisë të cilën e orkestronte Serbia me eksponentët e vet në Kosovë dhe në ish republikat tjera të ish –Jugosllavisë.
Përkundër kësaj, rezistenca kundër këtij represioni vazhdoi pavarësisht se Serbia ashpërsonte masat e terrorit: pos arrestimeve masive e largimeve masive nga puna Serbia filloi edhe dëbimin shqiptarëve jashtë Kosovës.

Ndërrimet me dhunë të Kushtetutës së Kosovës në vitin 1983 ishin fillimi i qartë i politikës kolonialiste serbe në Kosovë që vazhdoi me mbylljen e mediumeve dhe të shkollave në gjuhën shqipe.
Në fillim të viteve të 90-ta filloi rezistenca aktive paqësore shqiptare po kjo nuk e pengoi Beogradin të vazhdonte politiken e vet aneksuese në Kosovë.

Deri në vitin 1999, kur forcat çlirimtare të Kosovës me ndihmën e NATO-s larguan ushtrinë dhe policinë e Serbisë përgjithmonë nga vendi dhe për ta shpallur pastaj shtet i pavarur Kosovën më 17 shkurt 2008.

Në luftën çlirimtare morën pjesë shumë studentë të cilët me një elitë intelektuale ishin gjithmonë në krye të kërkesave të popullit për liri e pavarësi.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *