Home / Lajme / Maqedoni / 7 Marsi në shkollat shqipe (VIDEO)

7 Marsi në shkollat shqipe (VIDEO)

Tetovë, 07 Mars – Në gjimnazin e Tetovës “Kril Pejcinoviq” me rastin e 7 marsit ditës së arsimit shqip nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle kishin organizuar program të pasaur artistik për të kremtuar këtë ditë madhështore.

Daut Arifi profesor në gjimnazin e Tetovës theksoi se kjo ditë është madhështore për mësuesit të cilët edukojnë dhe mësojnë gjenerata të reja, me crast shfrytëzoi rastin gjith mësuesve tua uroj festën e 7 marsit.

7 Marsi na mëson që të jemi bashkë, të qeshur dhe të gëzuar, këtu të shpalosim ndjenjat tona të sinqerta për arsimin dhe dijen në perspektivë. Është kjo ditë që kujtojmë sakrificat për të ndërtuar themelet e shkollës shqipe. Kështu u thanë këtë ditë festive të shkollës testile profesionale në Tetovë. Kështu u tha në manifestimin e sotëm të organizuar nga shkolla e mesme tekstile. Në këtë frymë ishte edhe fjala e drejtorit të shkolës profesionale të tekstilit, profesor, Abazi Abazi.

Në këtë event kulturor dhe gazmor defiluan shumë fëmijë, të cilët prezantuan punimet dhe prodhimet e shtresës profesional të nxënësve që merren me thurrje të shalleve, pelerinave dhe fustanëve. Poashtu në shkollën fillore “Devisht Cara” në fshatin Pallcisht u shënuar dita e madhërishme, dita e 7 MARSIT, kjo ditë kuptimi për shkollat shqipe dhe të ardhmen e breznive. Në këtë shkollë e gjithandej 7 Marsi reflekton porosi, reflekton kuptim për arsimin, për institucionet arsimore të cilat na përfaqësojnë.Festa e 7 Marsit në Komunën e Bogovinës, në të gjitha shkollat e kësaj prefekture për çdo vit e më mirë është duke u shënuar festa e dinjitetit dhe të vet ekzistencës tonë kombëtare.
Këtu ngriten inicitiva kulturore e festive, vetëm e vetëm kjo festë të ngritet shëndoshë në shtyllat e një feste sa emocionale, po aq edhe tradicionale.

Në këtë ditë të shënuar, kryetari i Komunë së Bogovinës z. Hazbi Idrizi kishte zgjedhur kësaj rradhe për të festuar me nxënësit dhe të punësuarit e shkollës fillore Dervish Cara në Pallcisht.
Mu për këtë, ne sot morëm mendimin e kryetari të Komunës së Bogovinës , z. Hazbi Idrizi dhe të drejtorit të shkollës fillore Dervish Cara në Pallcisht z. Isak Ramadani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *