Home / Lajme / Maqedoni / Abdylaqim Ademi u përgjigjet akuzave të Menduh Thaçit për Burmali Xhaminë

Abdylaqim Ademi u përgjigjet akuzave të Menduh Thaçit për Burmali Xhaminë

26 Mars – Ademi tha se në mungesë të ofertës politike të PDSH-së, ata tentojnë që të bëmat e veta t’ia veshin BDI-së, duke kërkuar llogari për projektet e firmosura nga funksionarët e PDSH-së

Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së Abdilaqim Ademi i është përgjigjur kreut të PDSH-së Menduh Thaçi i cili dy ditë më parë akuzoi BDI-në se ajo ka lejuar në truallin e Burmali Xhamisë të ndërtohet shtëpia e oficerëve. Ademi tha se në mungesë të ofertës politike të PDSH-së, ata tentojnë që të bëmat e veta t’ia veshin BDI-së, duke kërkuar llogari për projektet e firmosura nga funksionarët e PDSH-së. BDI-ja përkujton se Kisha në Qendër ishte firmosur nga ministri i PDSH-së, ndërsa 3 kisha të tjera ishin paralajmëruar nga kandidati për president, Iljaz Halimi.

“Mund ta paramendoni, ai thotë që ne duhet të kërkojmë falje për projektin që mban autorësinë e tij, Shkupi 2014, çfarë cinizmi. A nuk ishte ministri i tyre Arifikmet Xhemaili që e nënshkroi projektin për kishën në qendër. A nuk ishte profesori i Marksizmit, Iljaz Halimi, ai që deklaroi se mua nuk më intereson Shkupi, le të ndërtohen edhe 3 kisha në qendër të Shkupit. A nuk deklaroi një eksponent i tyre, se po, ne PDSH-ja e kemi dhënë pëlqimin për projektin “Shkupi 2014”. Çka mendon ai, se shqiptarët kanë harruar të bëmat e tij dhe të tajfës së tij?”, deklaroi Abdilaqim Ademi, BDI.

Përgjigja e BDI-së vjen pas akuzave të Menduh Thaçit në mitingun partiak në Çair, ku kërkoi votat e partive të vogla turke e boshnjake për të ndaluar siç tha ai, ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve Serb në vendin e Burmali Xhamisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *