Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: BDI nuk kërkon mandaj kundër askujt (VIDEO)

Ahmeti: BDI nuk kërkon mandaj kundër askujt (VIDEO)

Tetovë, 03 Mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka pritur në një takim pune Shefin e Misionit të OSBE në Maqedoni, Ambasadorin Ralf Breth.

Ahmeti dhe Ambasadori Breth diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, duke përfshirë edhe vendimin e BDI për të inicuar zgjedhje të parakohëshme parlamentare, zgjedhjet presidenciale integrimin EuroAtlantik si dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore. “BDI ka vendosur që të inicon zgjedhje të parakohëshme parlamentare pasi që procesi i zgjidhjes së emrit do të vendnumëron në periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve në vendet e BE për të zgjedhur parlamentin e ri evropian si dhe për arsye të ndryshimeve që do të pasojnë në strukturat udhëheqëse të BE, zgjedhjeve lokale në Greqi, si dhe zgjedhjeve Presidenciale në Maqedoni, por nuk do të shënonte përparim edhe për arsye të zgjedhjeve të rregullta parlamentare në vitin 2015. Andaj BDI ka gjykuar që mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare do të kontribuojë në krijimin e të gjitha parakushteve për të nisur procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit. Argument tjetër për vendimin tonë është edhe mungesa e guximit politik për të vijuar me rrugën e pajtimit dhe të konsensusit midis dy komuniteteve shumicë. Presidenti konsensual është parim që e ndihmon pajtimin dhe BDI do të vijojë me përpjekjet për ta realizuar këtë synim me rëndësi”, ka thënë Ahmeti në këtë takim.

I pyetur rreth thirjeve të partive politike për të fituar mandate të mjaftueshme në mënyrë që mos të kushtëzohen nga Ali Ahmeti, Kryetari i BDIsë theksoi që politikat tona janë shtetformuese dhe transparente në të mirën e të gjithëve. “Insistimi jonë që Maqedonia të integrohet në NATO dhe BE nuk është kushtëzim, por realizim i prioriteteve strategjike të vendit të cilat i përkrahin të gjithë qytetarët.

BDI nuk kërkon mandat kundër askujt, por kërkon mandate për t’u bërë pjesë e Europës, për marrëdhënië të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillim ekonomik, andaj shpresojmë që edhe partitë tjera të garojnë sinqerisht për këto parime të tyre programore dhe jo kundër nesh” ka thënë Ahmeti në këtë takim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *