Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Do të kontestohet legjitimiteti i presidentit (VIDEO)

Ahmeti: Do të kontestohet legjitimiteti i presidentit (VIDEO)

Tetovë, 10 Mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, është takuar sot në selinë e partisë në Tetovë me Ambasadorin Britanik në Maqedoni, Kristofer Ivon.

Ambasadori Britanik shprehu interesim rreth zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni, proceset integruese të vendit në NATO dhe BE si dhe zgjedhjen e çështjes së emrit. Londra mbetet mbështetëse e aspiratave të Maqedonisë dhe të rajonit për integrim të tërësishëm në strukturat e NATOsë dhe Bashkimit Evropian.

Kryetari Ahmeti njohtoi Ambasadorin Britanik për vendimin e BDI rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare i cili u soll vetëm pas analizave të hollësishme të rrethanave në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në rajon dhe është në funksion të lehtësimit të procesit integues të Maqedonisë.

Në lidhje me zgjedhjet Presidenciale, Kryetari Ahmeti ritheksoi rëndësinë e idesë së BDI për President konsensual dhe nënvizoi që BDI do të kontestojë legjitimitetin e një Presidenti të zgjedhur pa votat e shqiptarëve, pa marrë parasysh a do të jetë fituesi nga VMRO DPMNE ose LSDM.Pozita e BDI-së në lidhje me zgjedhjet Presidenciale është shumë e qartë dhe nuk do të cënohet nga vendimi i PDSHsë për të propozuar një kandidati shqiptar për President. Ky vendim i opozitës shqiptare do të mbetet një përpjekje e dështuar në funkcion të dhënies së legjitimitetit për procesin zgjedhor presidencial. Populli shqiptar me mospjesmarrjen e vet në zgjedhjet Presidenciale do ti përgjigjet këtij veprimi jo të sinqertë dhe që është në funkcion të lëndimit të konceptit për konsensualitet i cili është në dobi të shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve.

Kryetari Ahmeti kërkoi mbështetjen e Londrës dhe të aleatëve tjerë në përpjekjet për ta integruar vendin në NATO dhe Bashkimin Evropian me ç’rast theksoi që ky proces do të jetë i rëndësisë parësore në mandatin e ri të Bashkimit Demokratik për Integrim pas zgjedhjeve parlamentare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *