Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Më 13 Prill mos votoni asnjë kandidat (VIDEO)

Ahmeti: Më 13 Prill mos votoni asnjë kandidat (VIDEO)

Tetovë,29 Mars – “Të zgjedhurit e popullit duhet të kenë guxim për veprim. Sigurisht se për objektiva të mëdha ka edhe kosto, ka edhe çmim por për atë zgjidhemi që të jemi të guximshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vazhduar fushatën “Jo presidentit të njëanshëm” në Tetovë, ku kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti theksoi se për objektiva të mëdha duhet pasur guxim dhe se këtij vendi i duhen veprime dhe ndryshime.

“Të zgjedhurit e popullit duhet të kenë guxim për veprim. Sigurisht se për objektiva të mëdha ka edhe kosto, ka edhe çmim por për atë zgjidhemi që të jemi të guximshëm. Këtij vendi i duhen ndryshime, siç kanë filluar ndryshime me statusin e shqiptarëve, Marrëveshjen e Ohrit përfundimin e luftës dhe hapjen e shtegut për negociata. Ashtu duam të punojmë dhe veprojmë në decenien e dytë të M.Ohrit”, deklaroi Ahmeti.

Ai komentoi edhe thirrjet e kandidatit të PDSH-së, Iljaz Halimi se do të fitojë në zgjedhjet presidenciale.

“Më vjen keq se ata po bëhen se sikur do të fitojnë. Nëse e kishin qëllimin që të grumbullojnë ndonjë votë, apo të shohin rejtingun se ku e kanë, më mirë të kishin bërë ndonjë sondazh nga ndonjë shtëpi që bën sondazhe për të parë se ku e kanë vendin, sesa për të lodhur profesorin që del thotë se nëse i fitoj zgjedhjet do të bëj shumë mirë për shqiptarët, por pot ë kishin pasur bindjen se ne vërtetë do të fitonim, ne i kishim hyrë kësaj pune me kohë”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nënkryetarja e BDI-së dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi theksoi se BDI nuk ka kërku koncensualitet se si do të duhet të jetë në dukje presidenti i ardhshëm.

“BDI nuk ka kërku koncensualitet se si i ka sytë, flokët apo veshët presidenti I ardhshëm. BDI ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë koncensualitetin e vlerave që do të përfaqësoj ai president, dhe ato vlerat janë të Marrëveshjes së Ohrit. Presidenti do të duhet të jetë ai që e do Marrëveshjen e Ohrit, aq sa e duam ne, dhe që punon për këtë marrëveshje aq sa punojmë ne. E donë barazinë e të gjithëve ashtu si e duam ne, e respekton ashtu si e respektojmë ne. Këtë e kemi kërkuar”, theksoi Teuta Arifi.

Në këtë tubim ka folur edhe kandidati për deputet, Xhevat Ademi i cili theksoi se pala maqedonase duhet të sillet me më përgjegjësi për çështjet që kërkojnë shqiptarët.
“Tetova dhe tetovarët nuk do të lejojnë që verdikti i popullit shqiptar të mos respektohet. Ne sot e fillojmë rrugën tonë për tu dëshmuar të gjithëve se nëse na e kanë nevojën, a na e kanë, nëse nuk munden pa ne, a nuk munden. Minimumi që duhet të bëjnë është që të na pyesin, nëse nuk na pyesin, siç nuk na pyetën, nuk do të mund të kalojnë”, theksoi Ademi.

Kandidati i dytë për deputetë në njësinë e 6-të, Hazbi Lika theksoi se kërkesa e promovuar do të ndodhë një ditë, sot ose nesër dhe s`ka ku të shkohet.

“Na kanë munguar liderë që kanë dalë me ide të mëdha, sepse deri tani asnjë nga liderët tjerë përveç liderit tonë, nuk ka dal me një ide si kjo dhe ti rrijë besnik deri në fund. Dhe unë mendoj se për popullin tonë kjo është e nevojshme. Që të dilet një ide që i bën obstruksion jo palës maqedonas, as palës maqedonase, por që i bën obstruksion gjithë procesin dhe nxjerrë në pah mosgatishmërinë e krerëve maqedonas dhe të atyre shqiptarë që kanë qenë gjithmonë në favor të së keqes, është ideja që ka ngritur BDI për të bojkotu, jo në kuptimin e mirëfilltë, por për të avancu këtë shtet përpara. Kjo do të ndodhë një ditë , sot o nesër dhe ne nuk kemi ku shkojnë, por as ata nuk kanë ku të shkojnë”, theksoi Hazbi Lika.

Ai gjithashtu akuzoi PDSH-në se i ndihmon VMRO-së me kandidatin e vet duke thënë se ata kanë instaluar grupe që shkojnë shpi në shpi, dhe u thonë që duhet t’i marrin fletët e votimit edhe nëse nuk votojnë.

“Deri më sot gjatë këtyre diteve të fundit janë bërë shumë pyetje që kanë të bëjnë më këtë fushatë. Procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit apo mos zgjedhjen e presidentit të RM-së. Pala kundërshtare përfshinë edhe ato që të cilët kanë vendos të dalin në krahë të palës maqedone e kam fjalën për PDSH-në, kanë instaluar grupe të caktuara të cilët shkojnë shpi e shpi për t’ju thënë atyre se fletën e votimit duhet ta merni ani se nuk votoni. Prandaj lus shefat e shtabeve aktivistë në përgjithësi që njerëzve tanë t’ua tregojnë këtë lloj manipulimi, ky lloj manipulimi shkon në favorë të VMRO-së e cila nuk u bind për një president të përbashkët të cilin e idoi Ali Ahmeti.” tha Hazbi Lika.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *