Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti në Dibër: Dëshirojmë Maqedonia të shkojë përpara

Ahmeti në Dibër: Dëshirojmë Maqedonia të shkojë përpara

Dibër, 27 Mars – Ideja për president konsensual nuk është vetëm e BDI-së por e të gjithë shqiptarëve, pasi që me realizimin e saj do të krenohen edhe gjeneratat e ardhshme, porositi mbrëmë në takimin me qytetarët e Dibrës, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Kjo ide nuk është e sotme, ajo është shqyrtuar dhe është perfeksionuar me kohë dhe tani erdhi koha që ta promovojmë. Për të kemi biseduar edhe me qytetarët maqedonas. Për realizimin e saj nevojitet kohë, do të punojmë edhe më tej dhe nuk do të tërhiqemi asnjë hap mbrapa, deri në realizimin e saj përfundimtar, ndërsa një gjë e këtillë jemi të bindur se do të jetë për pesë vite. Do të përpiqemi t’i bindim që idenë tonë ta pranojnë edhe bashkësitë më të vogla etnike pasi që ajo është edhe për të mirën e tyre”, tha Ahmeti para qytetarëve të Dibrës.

Sipas tij, e ardhmja e këtij vendi është në pajtimin e shqiptarëve dhe maqedonasve si bashkësitë më të mëdha etnike.

“Dëshirojmë Maqedonia të shkojë përpara”, theksoi Ahmeti.

Para qytetarëve të Dibrës fjalim pati edhe Musa Xhaferi, anëtar i kryesisë së BDI-së, sipas së cilit Marrëveshja e Ohrit kërkon konsensus për shumë çështje të rëndësishme, ndërsa një prej tyre, siç tha është zgjedhja e shefit të shtetit dhe funksioneve të tjera shtetërore.

“Asnjëri prej kandidatëve për president nuk është i pranueshëm për BDI-në. Edhe ai, të cilin e propozon partia shqiptare, nuk e dëshmon legjitimitetin e popullit shqiptar, pasi që kjo parti në 20 vitet e kaluara nuk e ka marrë legjitimitetin e popullit shqiptar”, tha Xhaferi.

Në takimin me qytetarët e Dibrës në kuadër të fushatës “Jo për presidentin e njëanshëm” fjalim patën edhe kryetari i komunës së Dibrës dhe kryetar i Shtabit zgjedhor i degës së BDI-së, Ruzhdi Lata, kryetari i degës Argëtim Fida si dhe Gëzim Ostreni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *