Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti sot takim me të rinjtë dhe forumet tjera të BDI-së

Ahmeti sot takim me të rinjtë dhe forumet tjera të BDI-së

9 mars-Siç bëhet e ditur, Ahmeti do të promovojë konceptin e tij për një president koncensual dhe për marrëveshjen e re që kjo parti do të shpalos me rastin e formimit të koalicioneve të ardhshme qeverisëse pas zgjedhjeve të parakohshme të 27 prilli.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) bëri të ditur për mbajtjen e një tubimi në Sallën Universale në Shkup. Sipas njoftimit partiak, në këtë tubim do të jetë një takim midis kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti dhe Forumit Rinor dhe aktivin politik të BDI-së.

Siç bëhet e ditur, Ahmeti do të promovojë konceptin e tij për një president koncensual dhe për marrëveshjen e re që kjo parti do të shpalos me rastin e formimit të koalicioneve të ardhshme qeverisëse pas zgjedhjeve të parakohshme të 27 prilli.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *