Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi Artur Orzechowski (VIDEO)

Ahmeti takoi Artur Orzechowski (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, takoi drejtorin e Departamentit të Europës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Artur Orzechowski. Ata folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë e Polonisë, situatës aktuale në vend dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe falënderoi zyrtarin e lartë të Polonisë për mbështetjen që shteti i tij i jep Maqedonisë në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike. Ahmeti konstatoi se Polonia është partner i fortë dhe strategjik i Maqedonisë.

Sipas Ahmetit, anëtarësimi në BE dhe NATO i Maqedonisë, mbetet edhe më tej prioritet i BDI-së. Duke shprehur besimin se partia e tij do të fitojë në zgjedhje, ai tha se zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë fqinje, do të mbetet në fokus të kësaj partie.

Pavarësisht kësaj, Ahmeti ritheksoi qëndrimin se BDI-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale për shkak të mos pranimit të idesë së saj që kandidati për president të jetë konsensual.

Por Ahmeti tha se BDI-ja nuk i bojkoton këto zgjedhje, veçse nuk do të marrë pjesë në to.

Sipas tij, presidenti konsensual është një ide që shkon në të mirë të vendit. “BDI nuk do të bëjë presion por do të rekomandojmë që të mos votohet asnjë kandidat për president”, tha Ahmeti në takim, duke përmendure dhe vizitat e tij në shumë vende të BE-së dhe SHBA në përpjekje për të gjetur zgjidhje për emrin dhe çështje tjera.

Nga ana e tij drejtori i Departamentit të Europës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Artur Orzechowski tha se vendi i tij mbështet Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE dhe inkurajoi palët që të angazhohen për tejkalim të kontestit të emrit me Greqinë fqinje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *