Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Presidenti të jetë i pranueshëm për shumicën shqiptare

Ahmeti:Presidenti të jetë i pranueshëm për shumicën shqiptare

25 mars-Në raundin e dytë shqiptarët nuk kanë mundur që të kenë përfaqësues. Nuk them se presidenti konsensual duhet patjetër të jetë shqiptar, por të paktën të jetë i pranueshëm për shumicën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Ahmeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)-ja mbajti tubim parazgjedhor në Kërçovë në të cilin edhe një herë e promovi idenë për president konsensual. Para qytetarëve në Shtëpinë e Kulturës mbajtën fjalime lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Shtabit Qendror Zgjedhor, Abdylaqim Ademi dhe Musa Xhaferi. “Ideja për president konsensual ekziston ka kohë dhe shumë mirë është e përpunuar. Mund të realizohet nga partitë relevante që kanë shumicën e votave. Do të përpiqemi që t’i sqarojmë qytetarët se në zgjedhjet presidenciale ne edhe më parë kemi votuar, por faktikish kemi marrë pjesë vetëm në raundin e parë. Në raundin e dytë shqiptarët nuk kanë mundur që të kenë përfaqësues. Nuk them se presidenti konsensual duhet patjetër të jetë shqiptar, por të paktën të jetë i pranueshëm për shumicën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Ahmeti. Në periudhën e ardhshme, shtoi, BDI-ja do të përpiqet që t’ia bëjë të qartë këtë ide një pjesë të mirë të qytetarëve. “Ideja për president konsensual nuk është e panjohur, për demokracinë e zhvilluar. Shembull për këtë janë Zvicra, Italia, Estonia dhe disa vende të tjera që në një mënyrë të ngjashme e zgjedhin njeriun e parë të shtetit. Qëllimi kryesor i kësaj fushate do të jetë që ta sqarojmë idenë tonë qytetarëve tanë dhe të fitojmë sa më shumë, të na afrohen, të bashkohen rreth idesë sonë”, theksoi Xhaferi. Motoja e kësaj fushate është “JO presidentit të njëanshëm, PO idesë sonë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *