Home / Lajme / Maqedoni / Akademi solemne kushtuar 7 Marsit në USHT (VIDEO)

Akademi solemne kushtuar 7 Marsit në USHT (VIDEO)

Tetovë, 07 Mars – Në Universitetin Shtetëror të Tetovës me një akademi solemne është shënuar 7 Marsi e njohur si Dita e Mësuesit.

Me këtë rast në këtë akademi fjalë rasti ka pasur Fatmir Sulejmani, i cili foli për rëndësinë e kësaj date dhe sakrificën e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë.

Ndërkaq, një vështrim më të gjërë në aspektin historik të kësaj ngjarje ka bërë historiani Nebi Dervishi. Ai theksoi se hapja e kësaj shkolle ishte në fyt i kontributit të shumë atdhetarëve të asaj kohe.

Ndryshe, më 7 mars u mbushën 127 vjet nga hapja e mësonjtores së Parë Shqipe në Korçë. Përpjekjet e patriotëve korçarë dhe atyre në diasporë, veçanërisht të patriotëve të Bukureshtit dhe Stambollit, midis të cilëve vëllezërve Sami e Naim Frashëri, dhanë rezultatin e dëshiruar, kur në 7 Mars 1887 u çel “Mësonjtorja Shqipe”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *