Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohet nxënësi 8 vjeçar në rrugën Industriale (VIDEO)

Aksidentohet nxënësi 8 vjeçar në rrugën Industriale (VIDEO)

Tetovë, 12 Mars – Këmbësorët në komunikacionin rrugor të Tetovës vazhdojnë të jenë të rrezikuar.

Ata vazhdojnë të jenë kategoria më e rrezikuar gjatë aksidenteve të fundit që janë rregjistruar në rajonin e Tetovës.Rasti më i ri ka ndodhur sot në ora 13.05 në rrugën Industriale në Tetovë, kur një nxënës me iniciale B.SH, 8 vjeçar, duke kaluar rrugën industriale për të shkuar në shkollën Kirili dhe Metodi, është shkelur nga një automjet me targa të Tetovës. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku ka vija të bardha dhe semafor. Nxënësi ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, nga ku informuan se gjendja e tij është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Drejtori i Shkollës Satki Ismaili, ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të marrin masa konkrete me vendosjen e një ure si mbikalim në këtë rrugë që të evitohen aksidentet.“Në fillim të vitit shkollor ne kemi paralajmëruar nxënësit për këtë rrezik, ndërsa më tre tetor kemi dorëzuar një kërkesë deri tek komuna e Tetovës që të ndërtohet një urë si mbikalim, ndërsa nga ana e komunës kanë thënë se kjo rrugë nuk është në kompetencë të komunës. Pavarësisht kësaj ne kërkojmë që të gjendet një zgjidhje që të mos vijë deri tek askidentet sepse nxënësit janë në rrezik. Ekziston një semafor i cili është i rregulluar në atë mënyrë që vetë nxënësit nëpërmjet një butoni të aktivizojnë dritën e kuqe për automjetet dhe të kalojnë rrugën, mirëpo rasti në fjalë tregon se ky semafor nuk është një zgjidhje, pasi që në këtë shkollë mësojnë nxënës të moshës nga 5 vjeç deri në 14 vjeçare”, tha Ismaili.

Në Tetovë krahas këmbësorëve viteve të fundit gjithnjë e më shumë si viktima të aksidenteve paraqiten edhe drejtuesit e motoçikletave dhe biçikletave.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *