Home / Lajme / Maqedoni / Aksion i madh policor në Kumanovë

Aksion i madh policor në Kumanovë

Kumanovë, 12 Mars – Gjatë mëngjesit të sotëm në Kumanovë ka filluar aksion i madh policor.

Në aksionin policor në Kumanovë dhe rrethinë bëhet fjalë për arrestimin e një grupi më të madh, në të cilin personat e përfshirë kanë dosje të rënda të veprave kriminale, duke filluar që nga tregtia e paligjshme me drogë, persona që kanë dhënë para me kamatë si dhe larje të parave.

Grupi ka funksionuar një kohë të gjatë, kurse pas aksionit “Pluhuri”, këta persona e kanë marrë nën kontrollë edhe terenin që dikur e kontrollonte grupi i Bajrush Sejdiut, ndërsa grupi i ri theksohet se ka përdorur metoda edhe më agressive ndaj popullatës.

I dyshuari i parë dhe njëri prej drejtuesve të këtij grupi, gjatë aksionit të policisë kishte hipur në kulm të shtëpisë dhe nuk kishte pranuar të dorëzohet për një kohë më të gjatë, por në fund policia ka arritur ta arrestojë atë.

Detaje për aksionin që ka nsiur në mëngjes MPB do të japë gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *