Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në Çair, Tre inspektorë në pranga (VIDEO)

Aksion policor në Çair, Tre inspektorë në pranga (VIDEO)

Shkup, 20 Mars – Tre inspektorë policie kanë përfunduar në pranga mbrëmë në operacionin policor të zhvilluar në Çair të Shkupit.

Arrestimet ndodhën në rrugën Cvetan Dimov në afërsi të qendrës tregtare Çaiçanja. Inspektorët policor dyshohen se kishin fshehur gjurmë dhe fakte lidhur me vrasjen e Ibrahim Ismailit, disa javë më parë në Hasanbeg të Shkupit. Ata për këtë veprim të tyre të paligjshëm kishin kërkuar mitmarrje nga një nip i të vrarit.

“Në mesin e tyre është arrestuar edhe një kryeshef dhe se të tre ata dyshohen për mitmarrje dhe korrupsion”, theksoi Kotevski. Sipas tij, ata kishin kërkuar mito nga nipi i një biznesmeni shqiptar, Ibrahim Ismaili, i cili muajin e kaluar u vra në makinën e tij “Mercedes Benz” në periferi të Shkupit, nga persona të panjohur. Paratë ishin kërkuar për të fshehur gjurmët rreth një pistolete të gjetur në vendin ku u vra Ismaili, sepse atë natë ishte gjetur pistoleta. MPB theksoi se rreth këtij rasti do të jepen hollësi të tjera, për shkak se vazhdojnë hetimet dhe dyshimet për përfshirje të zyrtarëve të tjerë policor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *