Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në Hasanbeg të Shkupit, sekuestrohen 11 kilogram marihuanë

Aksion policor në Hasanbeg të Shkupit, sekuestrohen 11 kilogram marihuanë

Shkup, 19 Mars – 11 kilogram marihuanë e cilësisë së lartë dhe disa pajisje për përpunimin e saj janë sekuestruar mbrëmë në shtëpinë e një 24 vjeçari me inicialet D.J nga lagja Hasanbeg e Shkupit, i cili u arrestua gjithashtu.

Sipas MPB-së gjatë këtij aksioni janë bastisur dhe kontrolluar disa shtëpi, ndërsa vetëm në njërën prej tyre është gjetur drogë.

“Gjatë bastisjes, tek në atë shtëpi u sekuestruan rreth 11 kilogram marihuanë dhe 12 shishe prej 1 litër me vaj të marihuanës që e ka prodhuar nga përpunimi i kësaj bime narkotike.

Lënda narkotike e sekuestruar mbrëmë është dhënë për ekspertizë të mëtejshme në sektorin për kriminalistikë të MPB-së dhe sipas të dhënave të para bëhet fjalë për marihuanë të cilësisë së lartë e cila arrin çmim të lartë në tregun narkotik vendor”, ka thënë zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *