Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në Shkup dhe Koçan (VIEDO)

Aksion policor në Shkup dhe Koçan (VIEDO)

Shkup, 14 Mars – MPB ka dhënë detaje mbi kapjen e tre trafikantëve të qytetarëve të Maqedonisë të cilët organizonin udhëtimin e tyre në Gjermani dhe aplikimin për azil.

Sipas ministres së brendshme, janë arrestuar dy trafikantë nga qyteti i Koçanit dhe një nga Shkupi. Ata ngarkohen me vepër penale për keqpërdorim të liberalizimit të vizave dhe organizimin e paligjshëm të qytetarëve në drejtim të Gjermanisë. Grupi i organizuar transportonte qytetarët, kryesisht të komunitetit rom nga Maqedonia Lindore në drejtim të vendkalimit kufitar Bllacë Maqedoni – Kosovë dhe më pas nga Serbia kishin si destinacion final Gjermaninë. Ministrja Gordana Jankullovska tha se trafikantët para transportit dhe udhëtimit merrnin nga 300 euro nga klientët, ndërsa marrëveshja ishte që shuma tjetër prej 850 eurove të paguhej pas mbërritjes në Gjermani. “Pas hetimeve paraprake ne arritëm që të zbulojmë grupin që janë organizatorë të transportit”, theksoi Jankullovska.

Sipas saj, MPB ka dokumentuar disa raste për involvimin e këtij grupi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *