Home / Lajme / Maqedoni / Aktivitete kontrolluese nga ana e policisë në Tetovë (VIDEO)

Aktivitete kontrolluese nga ana e policisë në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 20 Mars – Zyrtarë policor nga stacioni për siguri në komunkacionin rrugor, dje kan kryer aksione kontrolluese për respektim të përparësisë së kalimit për komunikacion, në të cilën janë hasur 30 vetura.

Në këtë aksion janë kapur 16 shkelje të ligjit për mosrespektim të përparësisë së kalimit në vend kalime për këmbësorë dhe në rreth rrotullim. Për shkeljet e konstatuara janë përgatitur fletëpagesa ndërsa dënimi për këtë shkelje është nga 250 deri 300 euro në kundërvlerë në denarë.

Gjatë kontrollit të djeshëm janë konstatuar edhe 9 shkelje të tjera si psh: mosrespektim i semaforit, skadimi i regjistrimit të automjetit, folija pa leje adekuate, parkim në zona të ndaluara etj, edhe për këto shkelës janë përgatitur fletë pagesa për dënim.

Nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë paralajmërojnë aktivitete të ashpra kontrolluese edhe gjatë periudhës së ardhëshme, me qëllim që në kohë të largohen mangësitë teknike, në funksion të rendit dhe sigurisë në komunikacion në Tetovë dhe rrethinë, pasi që dukshëm është shtuat frekuentimi nga veturat dhe këmbësorëve jo vetëm në qendër të qytetit por edhe në periferi njofton SPB Tetovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *