Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti: Çdo ditë do ta kontestojm legjitimitetin e presidentit

Ali Ahmeti: Çdo ditë do ta kontestojm legjitimitetin e presidentit

Shkup, 09 Mars – Në Forumin e të Rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti tha se BDI kërkon legjitimitetin për ta përfaqësuar dinjitetin për ta çuar përpara amanetin.

“Ne do të punojmë që të dështojë procesi i zgjedhjeve presidenciale. BDI ka ndarë mendjen dhe ne e vendosëm në tavolinë idenë e presidentit konsenzual por dukshëm kjo nuk funksionoi. Por nuk do të funksionojë as kandidati i atyre. Nëse zgjidhet Ivanovi, nga ajo ditë që do të zgjidhet ne çdo ditë do ta kontestojmë legjitimitetin e tij deri sa ta realizojmë idenë tonë” tha mes tjerash Ahmeti.

Duke iu referuar kandidaturës së PDSH-së, zoti Ahmeti ka thënë se pjesëmarrja në proces e PDSH-së, nuk e zbeh idenë e BDI-së për kandidatin konsensual, ndërsa ka shprehur keqardhjen e tij që partia e Thaçit është larguar nga ky koncept dhe ka zgjedhur të marrë pjesë në një proces jolegjitim dhe të padobishëm.

“Mendoj se idenë, platformën, idenë, filozofinë tonë, kandidatura e oponentit tonë nuk e zbeh. Ajo nuk e zvogëlon idenë e madhe të BDI-së dhe ideja e saj është shumë më e dobishme, shumë më frytdhënëse sesa një kandidaturë për president nga zoti Menduh Thaçi. Andaj unë do të doja të mos ishin ata pjesë e këtij procesi të parëndësishëm dhe t’i bashkohen idesë dhe platformës së BDI-së, por ata u shkëputën nga kjo ide, ata hynë në një proces të parëndësishëm për shqiptarët, i pavlefshëm për shqiptarët. Por kjo ne nuk ka shkurajon, nuk na kthen pas, por përkundrazi. Ne jemi ende më të fortë, më të guximshëm, në drejtim të promovimit, të lartësimit të idesë të shqiptarëve…dhe unë mendoj se kjo ide do t’i bëjë shqiptarët edhe më të rëndësishëm në jetën politike të vendit”, tha Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *