Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti: Iljaz Halimi do të humb. Shqiptarë rrini në shtëpi ditën e zgjedhjeve!

Ali Ahmeti: Iljaz Halimi do të humb. Shqiptarë rrini në shtëpi ditën e zgjedhjeve!

26 Mars – “Ne për këto zgjedhje presidenciale kemi ide më të mirë, por jo edhe kandidat, sepse ideja jonë është më e mirë se kandidatët e propozuar. Neve na vjen keq, që kandidati i PDSH – së, Iljaz Halimi do të humb

Lideri i BDI – së, Ali Ahmeti mbrëmë ka realizuar një takim me simpatizantët e kësaj partie në Saraj të Shkupit, ku ka promvuar idenë për t’i thonë jo zgjedhjeve presidenciale, në të cilat është pjesëmarrës vetëm një shqiptar, i propozuar nga PDSH – ja, Iljaz Halimi.

“Ne për këto zgjedhje presidenciale kemi ide më të mirë, por jo edhe kandidat, sepse ideja jonë është më e mirë se kandidatët e propozuar. Neve na vjen keq, që kandidati i PDSH – së, Iljaz Halimi do të humb në këto zgjedhje, ngase kjo të të jetë humbje për të gjithë shqiptarët në vend”, – tha Ahmeti, njofton Almakos.

Më tutje lideri integrist, Ahmeti ka theksuar, -“Për presidentin duhet të negociojnë përfaqesuesit legjitim nga dy komuniteteve, sepse në vërtetë jetojmë një shtet, por të ndarë. Shqiptarë, rrini në shtepi, në ditën e zgjedhjeve, deri sa të vijë koha për një president i cili bashkon dhe nuk ndan”

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *