Home / Sport / Ancelotti: Sfida ndaj Schalkes, stërvitje e mirë para Clasicos

Ancelotti: Sfida ndaj Schalkes, stërvitje e mirë para Clasicos

Ndeshja kundër Schalkes është një përgatitje e përsosur para ‘el Clasicos’ – ka thënë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Mbretërit janë nikoqirë të Barcelonës fundjavën që vjen, për të zhvilluar derbin më të madh në botë dhe tashmë kanë filluar ‘ethet’ para përballjes.

“Takimi i të dielës do të jetë shumë i baraspeshuar. Duhet të luajmë mirë ndaj Schalkes, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duhet të jemi të qëndrueshëm”.

“Loja e mirë (ndaj Schalkes) është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për Clasico”, u ka thënë Ancelotti gazetarëve.

Reali veçmë e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi është thuajse e pamundur që Schalke ta përmbysë rezultatin prej 1-6 në Bernabeu./Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *