Home / Lajme / Maqedoni / Arben Rusi inicon takim të liderëve shqiptarë (VIDEO)

Arben Rusi inicon takim të liderëve shqiptarë (VIDEO)

Tetovë, 14 Mars – Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) përmes një ftese të hapur u është drejtuar partive shqiptare dhe liderëve të saj, nga BDI, PDSH, RDK, DR si dhe Lidhjes së diasporës shqiptare.

“Në kohët e fundit ka pasur kërkesa për unifikim të veprimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kërkesat kanë qenë jo vetëm nga përfaqësues të partive që ju përfaqësoni, por edhe nga intelektual dhe analistë shqiptarë të cilët i njohin rrethanat politike dhe shoqërore në Maqedoni.

Për të qenë konsekuent dhe konkret ndaj këtyre iniciativave marrim kurajën të bëjmë ftesë për konkretizim të këtyre dëshirave të shprehura të elektoratit që e përfaqësoni. Kërkojmë nga ju që në nivel të kryetarëve të partive shqiptare të regjistruara në Maqedoni me të drejtë për pjesëmarrje në zgjedhje të organizohet një takim i përbashkët.

Qëllimi i këtij takimi do të jetë përpilimi i një Liste të vetme të kandidatëve për deputetë, përfaqësues me intelektualë shqiptarë-njohës të lëmive të ndryshme të cilët me cilësi dhe kapacitet shkencor do të shtrojnë dhe zgjedhin problemet e shumta të popullit shqiptarë këtu”, thuhet në komunikatën e PPD-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *