Home / Lajme / Maqedoni / Arben Rusi regjistron PPD-në (VIDEO)

Arben Rusi regjistron PPD-në (VIDEO)

Tetovë, 04 Mars – “Në vigjilje të 24 vjetorit të themelimit të PPD-së Gjykata Themelore në Tetovë me vendimin e saj RPP numër.1/14 e regjistroi Partinë për Prosperitet Demokratik si subjekt politik në regjistrin gjyqësor për partitë politike”, tha Xheladini.

Këshilli iniciativ i Partisë për Prosperitet Demokratik i kryesuar nga Muhamed Halili dhe Xheladin Muratit, ka njoftuar të martën se Gjykata Themelore e Tetovës e ka regjistruar Partinë për Prosperitet Demokratik si subjekt politik në Maqedoni. Kjo është bërë e ditur në pres konferencën për gazetarë nga Jeton Xheladini, përgjegjës për informim në PPD.
“Në vigjilje të 24 vjetorit të themelimit të PPD-së Gjykata Themelore në Tetovë me vendimin e saj RPP numër.1/14 e regjistroi Partinë për Prosperitet Demokratik si subjekt politik në regjistrin gjyqësor për partitë politike”, tha Xheladini.

Ai më tej theksoi se “PPD-ja, fton të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë dashamirët e saj, të rinj e të reja, nxënës e studentë, punëtorë e intelektualë të të gjitha profileve masovikisht t’i bashkangjiten opsionit të vërtetë politik të shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë në Maqedoni”, tha Xheladini në pres konferencën e mbajtur para Gjykatës Themelore në Tetovë. Poashtu ai paralajmëroi pres konferencë edhe gjatë ditëve në vijim për të shpalosur detaje tjera rreth regjistrimit. Kjo nismë si kryetarë kohë më parë zgjodhi Arben Rusin, ndërsa betejë për trashëgiminë e PPD-së zhvillon edhe këshilli iniciativ i kryesuar nga Abdylhadi Vejseli.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *