Home / Lajme / Maqedoni / Arens prezanton sot aktivitetet për zgjedhjet presidenciale

Arens prezanton sot aktivitetet për zgjedhjet presidenciale

10 Mars – Ambasadori Gert Hajnrih Arens, shef i Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoni sot në Shkup do t’i prezantojë rolin dhe aktivitetet e misionit.

Me këtë, kjo do të jetë hapa zyrtare e Misionit vëzhgues për zgjedhje e zyres për indtitucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) dhe OSBE-së për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni më 13 mars të këtij viti.

Misioni vëzhgues për zgjedhjet presidenciale është vendosur me ftesë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ODIHR presin që një ftesë e tillë t’u dërgohet edhe për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 mars të këtij viti.

Edhe Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski përmes një letre ka ftuar institucionet ndërkombëtare të dërgojnë vëzhguesit e tyre për monitorimin e procesit elektoral.

Letra i është adresuar kreut të Asamblesë Parlamentare të OBSE-së, Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe NATO-s.

Diplomati gjerman Gert Arens është caktuar shef i misionit të ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Jozyrtarisht mësohet se Arens ka një përvojë të theksuar për zgjedhjet në Maqedoni, pasi që ishte shef i misionit edhe në zgjedhjet e fundit lokale.

Paraprakisht do të angazhohen 11 ekspertë për zgjedhjet, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër.

Ndërkohë, ditë më pare Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përcaktuar kalendarin zgjedhor, sipas të cilit fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 5 prill dhe do të përfundojë më datë 27 të të njëjtit muaj.

Fushata do të ndërpritet më 12 dhe 13 prill për shkak të heshtjes parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Drejtuesit e KSHZ-së kanë shpallur edhe afatet për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë.

Kështu, partitë politike duhet të dorëzojnë deri më 29 mars listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa më 3 prill do të tërhiqet shorti për numrin e partive në fletëvotim.

Në bazë të Kushtetutës, me shpërndarjen e Kuvendit ndërpritet edhe mandati i qeverisë aktuale. Për shkak të kufizimeve që parashikon Kodi i ri Zgjedhor, aktivitetet e funksionarëve qeveritarë gjatë dy muajve të ardhshëm do të jenë të kufizuara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *