Home / Lajme / Maqedoni / Arens sërish shef i misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve

Arens sërish shef i misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve

Paraprakisht do të angazhohen 11 ekspertë për zgjedhjet, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër. Arens është i njohur në Maqedoni edhe për misionin e tij në vitin 2001 kur ishte dërguar si i dërguar special i OSBE-së nga viti 1999.

Diplomati gjerman Gert Arens sërish do të jetë shef i misionit të ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Jozyrtarisht mësohet se Arens ka një përvojë të theksuar për zgjedhjet në Maqedoni, pasi që ishte shef i misionit edhe në zgjedhjet e fundit lokale.

Nga zyra e ODIHR kanë bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet emri i shefit të misionit dhe pjesa tjetër e strukturës së monitorimit.

Paraprakisht do të angazhohen 11 ekspertë për zgjedhjet, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër. Arens është i njohur në Maqedoni edhe për misionin e tij në vitin 2001 kur ishte dërguar si i dërguar special i OSBE-së nga viti 1999.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *