Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen 13 persona në Kumanovë (VIDEO)

Arrestohen 13 persona në Kumanovë (VIDEO)

Kumanovë, 12 Mars – “Bëhet fjalë për anëtarë të së njëjtës familje, e cila disponon me pronë të madhe në rajonin e Kumanovës dhe në krimin e tyre me siguri kanë involvuar edhe persona të tjerë”, sqaroi Kotevski.

Trembëdhjetë persona, të gjithë të së njëjtës familje, janë arrestuar në aksionin e sotëm policor në Kumanovë dhe rrethinë nën dyshimin për krim të kryer serioz siç është kontrabandë me drogë, armë, larje parash, fajde. Aksioni ende është në rrjedhë dhe janë duke u bërë bastisje në objektet dhe shtëpitë e tyre, por edhe të personave të tjerë për cilët besohet se mund të gjenden dëshmi shtesë për veprimin e këtij grupi kriminel. Grupi kriminel që nga viti 2004 ka kryer kryesisht vepra penale brutale, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, duke fituar dobi pronësore të madhe joligjore. “Bëhet fjalë për anëtarë të së njëjtës familje, e cila disponon me pronë të madhe në rajonin e Kumanovës dhe në krimin e tyre me siguri kanë involvuar edhe persona të tjerë”, sqaroi Kotevski. Ai precizoi se një pjesë të madhe të pronës e kanë fituar me rishitjen e heroinës në Zvicër. Deri më tani janë siguruar një numër i madh i provave të cilat do të shfrytëzohen në procedurën e mëtejmë, siç janë certifikata të bankave për transfer parash.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *