Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen 7 veta për keqpërdorimin e subvencioneve

Arrestohen 7 veta për keqpërdorimin e subvencioneve

26 mars-Në këtë operacion policor, sipas MPB-së, është arrestuar udhëheqësi i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, tre inspektorë të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, dy veterinerë dhe një bari. Për keqpërdorime është i dyshuar edhe një bari tjetër, por ai është arratisur dhe dyshohet se ka kaluar kufirin drejt Kosovës.

Shtatë persona mbrëmë janë arrestuar në Maqedoni me dyshimin për keqpërdorimin e subvencioneve bujqësore.

Në këtë operacion policor, sipas MPB-së, është arrestuar udhëheqësi i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, tre inspektorë të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, dy veterinerë dhe një bari. Për keqpërdorime është i dyshuar edhe një bari tjetër, por ai është arratisur dhe dyshohet se ka kaluar kufirin drejt Kosovës.

Siç bëhet e ditur, personat dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare, keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare dhe mashtrimeve për ndarjen e kredive dhe subvencioneve në bujqësi dhe blegtori nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. MPB theksoi se detaje plotësuese do të jap gjatë ditës

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *