Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet një grup kriminel gjashtëanëtarësh, i cili ka kontrabanduar emigrantë ilegalë

Arrestohet një grup kriminel gjashtëanëtarësh, i cili ka kontrabanduar emigrantë ilegalë

30 mars-“Ata e kanë organizuar grupin kriminel, i cili kohë të gjatë merrej me kontrabandimin e emigrantëve nga Greqia në Maqedoni. Emigrantët me prejardhje kanë qenë nga Siria, Afganistani, Pakistani, Sudani dhe vendet tjera nga Lindja e Afërt dhe e Largët”, tha mes tjerash Jankullovska.

Policia ka arrestuar një grup gjashtëanëtarësh, i cili përmes kanalit të organizuar ndërkombëtar kohë të gjatë ka kryer kontrabandimin e emigrantëve nga Greqia fqinje përmes Maqedonisë drejt Serbisë, informoi sot në konferencë për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Sipas njohurive të dokumentuara, ajo sqaroi se organizator i grupit ka qenë U.V. (38) nga Kavadari, i cili së bashku me R.R.M (26) shtetas i Pakistanit, kërkues i azilit në Maqedoni me qëndrim në Qendrën për kërkues të azilit në Shkup, kanë punuar në kontrabandimin e emigrantëve ilegalë.
“Ata e kanë organizuar grupin kriminel, i cili kohë të gjatë merrej me kontrabandimin e emigrantëve nga Greqia në Maqedoni. Emigrantët me prejardhje kanë qenë nga Siria, Afganistani, Pakistani, Sudani dhe vendet tjera nga Lindja e Afërt dhe e Largët”, tha mes tjerash Jankullovska.
Grupin kriminel në kryerjen e veprave kriminele e ka ndihmuar edhe nëpunësi policor E.B. (39) nga Kavadari, i punësuar në Sektorin për kontroll në vendkalimin kufitar Bogorodicë.
Anëtarët e tjerë të grupit kriminel S.B. (39), M.F. (38) dhe A.K. (22) të gjithë nga Kavadari, kanë kryer transport të emigrantëve, pas udhëzimeve paraprake të dhëna nga organizatori U.V.
Gjatë ditës, siç tha, është kryer bastisje të shtëpive dhe dy lokacioneve në Kavadar, pas çka deri te Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, është parashtruar padi penale për gjashtë të dyshimtët. Nga ana e gjykatësit u është shqiptuar masa paraburgimi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *