Home / Lajme / Rajon / Arrestohet, Shariq, ‘mbreti i kokainës në Ballkan’ (VIDEO)

Arrestohet, Shariq, ‘mbreti i kokainës në Ballkan’ (VIDEO)

Beograd, 18 Mars – Darko Shariç, i njohur si “mbreti i kokainës në Ballkan”, është arrestuar sot në një aksion të përbashkët të policisë së Malit të Zi dhe Serbisë, bëjnë të ditur mediat serbe.

Aksioni është udhëhequr nga ministrat e Drejtësisë të Serbisë dhe Malit të Zi, Nikolla Selakoviç dhe Dushko Markoviç.

Shariç ishte shpallur në kërkim që prej 2009-tës, pas një megaoperacioni në Uruguajë ku u sekuestruan 2.8 ton kokainë e destinuar në shtete të ndryshme të Europës, përfshi edhe Italinë. Pas katër vitesh arrati Sharic është arrestuar. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Sërbinë por për tërë rajonin dhe Evropën, tha Aleksandër Vuçiq, zëvendëskryeministër i Sërbisë.

Zyra e Prokurorit Serb për Krimin e Organizuar ka ngritur pesë akuza për Darko Sariçin për tregti ilegale droge dhe pastrim parash. Darko Shariç ka qenë i panjohur në publik deri në tetor të vitit 2009 kur më shumë se 2 ton kokainë u kapën në brigjet e Nikaraguas gjatë një aksioni ndërkombëtar të policisë i koduar me emrin “Luftëtari i Ballkanit”. Sariç është cilësuar nga autoritetet serbe si një nga krerët ballkanikë të krimit të organizuar dhe i përfshirë në trafikimin e kokainës nga Amerika Jugore(Kolumbi-Argjentinë-Uruguaj) nëpërmjet vendeve të Ballkanit, Italisë dhe Sllovenisë, drejt shteteve të Europës Perëndimore.
Ish-zyrtari i Lartë i ministrisë së drejtësisë së Serbisë, Slobodan Homen, ka deklaruar se Sahirç dhe grupi i tij ka përfituar rreth 1 miliars euro çdo vit në një periudhë dy vjeçare. Lista e kompanive të drejtuar nga Shariç është e gjerë dhe autoritetet serbe, sipas raporteve të interpolit, bëjnë të ditur se Shariç ka pastruar miliona euro nga blerja dhe shitja e disa kompanive.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *