Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet shefi i kalimit kufitar në Strumicë dhe 12 të tjerë (VIDEO)

Arrestohet shefi i kalimit kufitar në Strumicë dhe 12 të tjerë (VIDEO)

Strumicë, 07 Mars – 13 persona janë arrestuar në një aksion të madh policor në kalimin kufitar “Novo Sellë” afër Strumicës për shkak të dyshimeve për kontrabandë me tekstil.

7 prej të arrestuarve janë të punësuar në doganë, mes tyre edhe shefi i kalimit kufitar, dhe 6 qytetarë. Punonjësit në doganë dyshohet se kanë bashkëpunuar me trafikantët, duke mos i kontrolluar mjetet e tyre transportuese, dhe duke i lëshuar në Maqedoni pa dokumentacionin e nevojshëm.

Aksioni policor është duke vazhduar edhe në butiqet ku dyshohet të jetë shitur tekstili edhe atë në Shkup, Strumicë, Prilep, Kumanovë, Vinicë, Tetovë, Vasilevë dhe Shtip. Janë konfiskuar edhe 8 automjete, me të cilat sipas policisë është bërë trafikimi i tekstilit. Dyshohet se malli i kontrabanduar është blerë në Bullgari dhe Greqi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *