Home / Sport / Arsenali prapë viktimë e Bayernit

Arsenali prapë viktimë e Bayernit

Bayern Munichu është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër se barazoi me rezultat 1-1 kundër Arsenalit në Allianz Arena, në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Sfida e parë e zhvilluar në Emirates u mbyll me rezultat 2-0 në favor të bavarezëve dhe pas ndeshjes kthyese, Bayern Munichu kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 3-1.

Skuadra nikoqire e dominoi fraksionin e parë me një posedim të lartë të topit dhe njëherësh ishte pala më e rrezikshme në fushë.

Ndërkohë, Topçinjtë menaxhuan që të mos pranonin gol në fraksionin e parë dhe të shpresonin që t’i ndryshonin gjërat në gjysmëlojën e dytë. Edhe pse kjo ishte një detyrë shumë e vështirë përballë një Bayerni të fuqishëm.

Pas një angazhimi nga e majta, Franck Ribery dërgoi një top në zonë, të cilin e mori Bastian Schweinsteiger, për t’i kaluar gjermanët në epërsi (55’).

Mirëpo, mysafirët reaguan shumë shpejtë dhe Lukas Podolski i shënoi ish-skuadrës së tij (57’). Megjithatë, deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit, lojtarët e Arsenalit nuk arritën të realizojnë golat e nevojshëm.

Madje, bavarezët patën rast që ta fitonin takimin, por Thomas Muller dështoi të shënonte nga penaltia në minutat shtesë.

Dhe në këtë mënyrë, Topçinjtë u përshëndetën nga Liga e Kampionëve në të njëjtën fazë si në sezonin e kaluar, edhe atë nga po i njëjti kundërshtar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *