Home / Sport / Bale: Reali nuk ka frikë nga Barca

Bale: Reali nuk ka frikë nga Barca

Gareth Bale ka deklaruar se Real Madridit është plot vetëbesim para ndeshjes së vikendit në La Liga ndaj Barcelonës dhe nuk ka frikë nga skuadra katalunase.

Madrid mposhti Schalken me rezultat 3-1 në takimin e mbrëmshëm, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 9-2 dhe për të marrë zemër para ndeshjes El Clasico që zhvillohet të dielën në Bernabeu.

“Ne po luajmë vërtet mirë, me shumë vetëbesim dhe jemi në një seri të mirë. Tash ne duhet të përgatitemi vërtet mirë për ndeshjen e radhës kundër Barcelonës”.

“Barcelona është rival i drejtpërdrejtë dhe ne do të përpiqemi dhe të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim të tre pikët”.

“Ata kanë disa lojtarë të mirë, por ne jemi të fokusuar në ndeshjen tonë dhe në ekipin tonë, pasi ne po ashtu kemi lojtarë shumë të mirë”, ka thënë Bale.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *