Home / Lajme / Maqedoni / “Ballistët” të gjashtit në Botë për skenografi (VIDEO)

“Ballistët” të gjashtit në Botë për skenografi (VIDEO)

Tetovë, 20 Mars – Në ndeshjen e fundit të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll u luajt derbi lokal në Tetovë në mes Shkëndijës dhe Renovës, ndeshje kjo e cila u transmetua drejtpërsëdrejti edhe në Supersport.

E veçanta e kësaj ishin tifozët kuq e zi “Ballistët”, të cilët kishin përgatitur koreografi e cila ka zgjuar interesimin e mediave botërore.Uebsajti sportiv franzez “La Grinta” ka radhitur tifozët tetovar në vendin e gjashtë për javën e shkuar, duke përfshirë tifozëri në nivel botërorë. Ndërkaq, 10 mijë tifozët që ndoqën ndeshjen Shkëndija – Renova, si dhe ata që kanë ndjekur ndeshjen online apo në Supersport, patën rastin si rrallë herë të shohin koreografinë e tetovarëve e cila përmbante fushatën “Një Komb, një Kombëtare, një Ligë shqiptare”. Ata gjithashtu shpalosën një flamur shqiptar, si dhe një koreografi ku kishin vizatuar një lojtar të Renovës, Vardarit dhe Metalurgut, e krejt në fund një lojtar të Shkëndijës dhe shënimi “Krahasimin bëjeni vet”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *