Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Cila është oferta e PDSH-së për 27 prillin

BDI: Cila është oferta e PDSH-së për 27 prillin

30 mars- Ne kemi përgatitur 1081 projekte, që të gjitha, pa përjashtim, në dobi të shqiptarëve. Kjo platformë është dora që u shtrimë ne atyre për të rilidhur në këto zgjedhje aleancën tonë. Ndryshe nga PDSH, ne nuk kërkojmë ndihmën e Gruevskit për t’u bërë pjesë e qeverisë”, deklaroi kandidatja Shkodrane Dardhishta.

DI sot përmes një konference me gazetarët kërkoi përgjigje nga PDSH dhe lideri i saj se cila është oferta e saj për shqiptarët për zgjedhjet parlamentare të 27 prillit, përveç siç thuhet premtimit se do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme.

Kandidatja për deputete e BDI-së në njësinë e dytë zgjedhore, Shkodrane Dardhishta theksoi se BDI ka ofertën e qartë me projektet e saj, ndërsa sipas saj PDSH kërkon ndihmën e Gruevskit për t`u bërë pjesë e Qeverisë.

“BDI ka qenë gjithmonë, është sot dhe do të mbetet përgjithmonë në aleancë me shqiptarët. Shqiptarët e kanë të qartë që nga viti 2001, kur doli në skenë UÇK-ja, se kush i mbron interesat e tyre, kush lufton dhe kush punon për to. Sot e themi pa asnjë hamendje dhe ballëhapur se ne, votën e shqiptarëve e kërkojmë për shqiptarët. Ne kërkojmë votën e shqiptarëve, për ta kthyer atë me punë dhe me projekte që ndihmojnë zhvillimin, përparimin dhe mirëqenien e tyre. Shqiptarët janë njoftuar tashmë me platformën tonë. Ne kemi përgatitur 1081 projekte, që të gjitha, pa përjashtim, në dobi të shqiptarëve. Kjo platformë është dora që u shtrimë ne atyre për të rilidhur në këto zgjedhje aleancën tonë. Ndryshe nga PDSH, ne nuk kërkojmë ndihmën e Gruevskit për t’u bërë pjesë e qeverisë”, deklaroi kandidatja Shkodrane Dardhishta.

Ajo theksoi se BDI kërkon fitoren e sa më shumë deputetëve, për t’i treguar qartë çdokujt që ka pak dyshim se, me shqiptarët nuk mund të manipulojë askush.

“Ndaj pyesim me të drejtë sot PDSH-në:Çfarë i ka ofruar elektoratit, veç premtimit se pas takimit me shërbimet sekrete, do të jetë pjesë e qeverisë? A është oferta e PDSH-së një takim me krerët e shërbimit sekret, një takim me një politikan maqedonas, që, më shumë se për shqiptarët e fare hiç për ta, ka si qëllim të mbrojë e zhvillojë interesat personale e biznesore të Menduh Thaçit? Të nderuar, ky është dallimi si dita me natë mes nesh dhe atyre. Këtë dallim shqiptarët dinë ta bëjnë shumë mirë dhe do ta bëjnë më 27 prill. Por dhe më 13 prill, kur shqiptarët do të injorojnë kandidimin e PDSH-së në zgjedhjet presidenciale, për të cilin PDSH nuk ua tha kurrë arsyen e vërtetë”, theksoi ajo.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *