Home / Lajme / Maqedoni / BDI i kundërpërgjigjet PDSH-së për akuzat për korrupsion në ekonomi

BDI i kundërpërgjigjet PDSH-së për akuzat për korrupsion në ekonomi

Tetovë, 19 Mars – BDI përmes një reagimi i është kundërpërgjigjur akuzave të PDSH-së për afera korruptive, ku sot u drejtuan akuza ndaj ministrit Valon Saraçini.

“Në pamundësi të ruajë kompaktësinë e vet, e përfshirë në një proces shpërbërjeje deri në kapilarët e saj, PDSH po përpiqet të mbulojë diellin me shoshë, duke bërë akuza që s’i beson as vetë. Kjo parti e devijuar plotësisht nga qëllimet kombëtare, pa një grimë kontributi për përmirësimin e jetës dhe të statusit të shqiptarëve, ka zgjedhur ofendimet dhe sharjet si mjetin e vetëm të konkurrimit politik. Gjuha plot urrejtje e këtij subjekti vlerësojmë të jetë në shërbim të përçarjes shqiptare dhe ka detyrën e vetme të mbulojë me akuza banale argatllëkun e saj të paskrupullt, që veç krerët e saj e dinë sesi u shpërblehet. Në vend se të lëshojë akuza qesharake, PDSH duhet të japë përgjigjen serioze që e pret çdo shqiptar sot, nëse kandidimi i Iljaz Halimit për president ka lidhje me aferën e zbuluar nga mediet për ndërmarrjen ‘Interpromet’. BDI është përcaktuar tashmë të injorojë çdo pretendim të pabazë ngritur nga PDSH, për aq kohë sa ajo nuk sqaron përfshirjen e saj në rastin me ‘Interpromet’”, thekson Qendra për informim e BDI-së.

Kjo parti përmes disa pikave ka prezantuar se si ka diskriminuar shqiptarët PDSH gjatë mandatit të saj qeverisës 2006 – 2008 dhe të arriturat e BDI-së.

1.Gjatë periudhës 2006 – 2008 janë dhënë gjithsej 7 koncesione për hulumtime edhe atë të gjitha në Maqedoninë Lindore, ndersa të hyrat në buxhet kanë qenë minimale (edhe atë vetëm në buxhet qendror)

2. Vetëm 5 vitet e fundit janë dhënë mbi 250 koncesione edhe atë shumica në komunat shqiptare (Likove, Saraj, Tetovë, Tearcë, Gostivar, Kercovë, Strugë). U ndryshua edhe Ligji për miniera, ku 78% nga investimet paguhet në buxhet komunal me cka në menyrë direkte perfiton komuna. Të hyrat në buxhet, vetëm në 5 vitet e fundit nga koncesionet janë 1.100.000.000 denarë (1 milijardë e 100 milion denarë), prej të cilave 858 milion janë paguar në buxhetin e komunave.

Shembull për këtë është nënshkrimi i marrëveshjes së fundit për minierën e Stogovës, ku të hyra në buxhet marrin Komuna e Strugës, Dibrës dhe Kërçvës (edhe atë Komuna e Kërçovës 3.401.320,00 denar, Komuna e Dibrës 7.325.920,00 denar dhe Komuna e Strugës 5.232.800,00 denarë.

3. Shembull tjetër është investimi kroat në vlerë prej 6 milion euro në Komunën e Dibres. Komuna e Dibrës nga kjo do të përfitoj 30 vitet e ardhshme nga 100.000 euro ne vit.

4. Për herë të parë gjatë periudhës së BDI-së hyjnë kompani shqiptare në sferën e minierave (në kohën e PDSH-së, asnjë kompani nuk ka patur)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *