Home / Lajme / Maqedoni / BDI: PDSH të sqarojë aferat e saj (VIDEO)

BDI: PDSH të sqarojë aferat e saj (VIDEO)

Tetovë, 17 Mars – Akuzave të PDSH-së për korrupsion të ndërlidhura me emrin e ministrit të mbrojtjes, Talat Xhaferri i është kundërpërgjigjur menjëherë BDI.

Qendra për informim e kësaj partie nënvizon se PDSH me akuzat e tyre qesharake vetëm po deshmojnë edhe më shumë se po bëjnë avokatinë e disa qendrave politike në vend të cilët janë shqetësuar tejmase që në krye të ushtrisë së Republikës së Maqedonisë janë luftëtarët e lirisë.

“Andaj me akuza të pabaza po tentojnë të njollosin këtë të arritur historike të shqiptarëve të Maqedonisë, vetëm se ashtu e kanë marrë porosinë. Të akuzosh një ministër shqiptar të mbrojtjes se ka angazhuar këshilltar të pergaditur me qëllim që politikat e mbrojtjes të jenë konform atyre të Nato-s edhe atë me pagesë sa një rroge mesatare në Maqedoni është më shumë se hipokrizi. Themi se është hipokrizi pasi këto akuza vijnë nga partia e cila i jipte pllaketa per merita të dënuarit për krime ndaj civilëve shqiptar gjatë vitit 2001 Ljube Boshkovskit , partia e cila kërkonte nga shteti që të vepron kundër luftarëve të lirisë dhe shprehte kënaqesi për aksionet e kryera”, thekson BDI.

Më tej thuhet se PDSH para se të merret me BDI-në, është mirë që kjo parti të sqarojë opinionin lidhur me aferën e Interprometit që doli në media, dhe nëse dalja e tyre me kandidat në zgjedhjet presidenciale, e ka çmimin pikërisht në këtë afere.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *