Home / Lajme / Maqedoni / BDI shpalosi platformën për mandatin e ardhshëm (VIDEO)

BDI shpalosi platformën për mandatin e ardhshëm (VIDEO)

Tetovë, 27 Mars – Bashkimi Demokratik për Integrim në qendrën për kulturë në Tetovë ka shpalosur platformën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Konsensusi politik, avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të jenë themeli i programit të ardhshëm qeveritar të BDI-së. Konstrukti mbi këto themele, sipas partisë së Ahmetit, është marrja e hises shqiptare nga buxheti, si synim kryesor ekonomik i kësaj partie në mandatin e ardhshëm. BDI-ja prezantoi sot platformën e saj politike me 1081 projekte, me vlerë prej mbi 2 miliard eurosh, që duhet të sigurohen nga buxheti qendror, buxheti i komunave dhe partneritetet publiko-private.

Në fjalimin e shkurt të tij para funksionarëve të BDI-së, lideri Ali Ahmeti, ka ftuar që ata të jenë më të përgjegjshëm dhe të mos keqpërdorin besimin e marrë.

“Dje mbyllëm një kapitull, sot hapim një të ri, me çka ky kapitull, kjo platformë, ky program, kjo hartë, ku shkruhet dhe thuhet se ngado që të ecim, ngado që të shkojmë, nuk duhet harruar se ne jemi në objektivin satelitor, në syrin e popullit. Ne duhet të rrisim përgjegjësitë. Duke rritur përgjegjësitë, sigurisht që jemi shumë më afër jetësimit dhe materializimit të qëllimeve të cilat i kemi”, deklaroi Ali Ahmeti, BDI.

Në platformën e BDi-së të shpalosur sot në Tetovë parashihen një sërë projekte kapitale dhe infrastrukture për zonat shqiptare.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *