Home / Lajme / Maqedoni / Bekim Fazliu: Talati paguan 500 euro në muaj Ermirës. Përgjigjet Ermira

Bekim Fazliu: Talati paguan 500 euro në muaj Ermirës. Përgjigjet Ermira

16 mars-“Kjo është kontrata e lidhur në mes të Talat Xhaferit, ministër i mbrojtjes së BDI-së dhe Ermira Memetit deputete e BDI-së, me të cilën Talati obligohet ti paguaj Ermirës 500 euro në muaj! Shtrohet pyetja cilat janë ata shërbime që i paguhen Ermirës? Në ndërkohë shqiptarët kanë problem me sigurimin e ekzistencës dhe mijëra të rinj shqiptarë të diplomuar nuk kanë mundësi të sigurojnë vende pune!” tha Fazliu

Vazhdojnë akuzat mes Talat Xhaferit dhe Bekim Fazliut. Talat Xhaferit dje akuzoi PDSH-në duke thënë se PDSH-ja para se të dalë me akuza qesharake, duhet të përgjigjet për dy çështje aktuale që ditëve të fundit shkojnë në adresë të tyre. Ajo duhet të përgjigjet për skandalin “Interpromet-Tetovë”, që mediat e publikuan para dy ditësh, dhe të përgjigjet se a është e vërtetë që marrëveshja në “Sushiko”, është që Iljaz Halimi të bëhet kurban për mos hapjen e dosjes “Interpromet Tetovë”.

Sot sërish anëtari i kryesisë qendrore, Bekim Fazliu mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së. Ai tha se Telat Xhaferi nuk j’u dha asnjë shpjegim shqiptareve për titullin e blerë të magjistrit me paratë e popullit, kjo nuk do të thotë se këtu përfundon krimi dhe korrupsioni i tij.

Gjithashtu Fazliu shpalosi edhe kontratën mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ermira Mehmetit duke akuzuar Talatin se për cilat shpërblime e paguan Ermiren 500 euro

“Kjo është kontrata e lidhur në mes të Talat Xhaferit, ministër i mbrojtjes së BDI-së dhe Ermira Memetit deputete e BDI-së, me të cilën Talati obligohet ti paguaj Ermirës 500 euro në muaj! Shtrohet pyetja cilat janë ata shërbime që i paguhen Ermirës? Në ndërkohë shqiptarët kanë problem me sigurimin e ekzistencës dhe mijëra të rinj shqiptarë të diplomuar nuk kanë mundësi të sigurojnë vende pune!” tha Fazliu

Ai më tej tha se ne nuk jemi të shqetësuar se ju vidhni, korruptoheni dhe paguheni në mes veti me shuma të majme, por shqetësimi kryesorë i yni është se nëpërmjet këtyre vjedhjeve ju keni shitur interesat kombëtare. Ne vazhdojmë të kërkojmë nga organet kompetente të marrin masa konform ligjit.

Lidhur me përmendjen e emrit të saj, Ermira Mehmeti tha se bëhet fjalë për akuza të pabaza të PDSH-së. Ajo tha se secili që dyshon për çfarëdo aferash korruptive, mund të shohë ku dhe në çfarë kushtesh jeton Ermira Mehmeti. Por sipas saj, ajo që aktualisht është me rëndësi, është takimi mes liderit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkovit në Sushiko në Shkup.

“Pyetja themelore e cila parashtrohet sot, dhe për të cilën interesohet secili shqiptar në Maqedoni është për çfarë shërbimesh ranë dakord lideri i PDSH-së dhe Drejtori i Shërbimit Sekret në darkën misterioze në restorantin “Sushico” në Shkup. A mos vallë kjo ishte një darkë për të korruptuar interesat politike të secilit shqiptarë në Maqedoni, duke e bërë kurban Iljaz Halimin për të mbrojtur pronat e “Interprometit” në Tetovë?”, tha Ermira Mehmeti, BDI

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *