Home / Sport / Besart Berisha hyn në histori – tre kartonë të kuq për një stinor

Besart Berisha hyn në histori – tre kartonë të kuq për një stinor

28 vjeçari nga Prishtina, gjatë ndeshjes ndërmjet Brisbane Roar dhe Melbourne Heart, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 50-të.

Besart Berisha ka hyrë në historinë e futbollit australian. Sulmuesi kosovar u bë i pari futbollist që ndëshkohet me karton të kuq tri herë brenda një sezoni në elitën e futbollit australian.

28 vjeçari nga Prishtina, gjatë ndeshjes ndërmjet Brisbane Roar dhe Melbourne Heart, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 50-të.

Top realizatori i klubit ndërhyri ashpër ndaj portierit të Melbourneat, Tando Velaphi, dhe u përjashtua direkt nga gjyqtari Chris Beath.

Pavarësisht përjashtimit, Brisbane arriti të shënojë dhe të fitojë 2:1 ndaj Melbourne.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *