Home / Sport / Chelsea fiton me rezultat 2-0 Galatasarayn

Chelsea fiton me rezultat 2-0 Galatasarayn

Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka arritur të mposhtë me rezultat 2-0 Galatasarayn në Stamford Bridge.

Chelsea hyri në këtë ndeshje pas sfidës së parë që përfundoi për fat të mirë të Bluve me barazim në Turqi.

Eto’o u sigurua që starti të jetë i mrekullueshëm. Ai realizoi një gol të bukur pas pasimit të Oscar, për 1-0.

Para përfundimit të pjesës së parë ishte Gary Cahill ai që dyfishoi epërsinë e Bluve për gëzimin e tifozëve në Londër (42’).

Në pjesën e dytë sfida u karakterizua me dominim të Galatasarayt, por pa konkretizuar, duke parë mbrojtjen e çeliktë të Chelseat.

Me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 Chelsea kualifikohet në çerekfinale dhe të premtën pret kundërshtarin e radhës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *