Home / Lajme / Maqedoni / Deri në mesnatë duhet të dorëzohen listat për deputetë (VIDEO)

Deri në mesnatë duhet të dorëzohen listat për deputetë (VIDEO)

Shkup, 29 Mars – Bashkimi Demokratik për Integrim dorëzoi sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve listat me kandidatë për deputetë në të gjitha njësitë zgjedhore.

Dorëzimi u bë nga Sekretari i partisë dhe drejtues i Shtabit Qendror Zgjedhor, Abdilaqim Ademi i cili vlerësoi se, këto lista janë propozime të unitetit dhe të pjekurisë politike e demokratike të BDI-së. Në deklaratën për media, Ademi evidentoi se BDI është partia që përgatit dhe dorëzon e para listat me kandidatët për deputetë.

“Para disa javësh, Bashkimi Demokratik për Integrim do të inicionte në Parlamentin e Maqedonisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Atëherë ne deklaruam hapur se jemi gati, kurse sot me dorëzimin e këtyre listave ne dëshmojmë se jemi partia e parë në Maqedoni që arriti të përpilojë dhe t’i dorëzojë listat pranë KSHZ-së. Listat e dorëzuara nga BDI janë lista gjithëpërfshirëse, të harmonizuara me të gjitha strukturat por dhe me përfaqësimin rajonal. Janë lista që në përbërjen e saj përfshijnë kuadro që kanë mbajtur mbi supe procese demokratike dhe kombëtare, e që gjithashtu janë dëshmuar. Ne jemi të bindur se kjo listë është lista e së ardhmes, e cila do të jetë udhëheqëse edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar”, tha z. Ademi.

Ndryshe në mesnatë përfundon afati për parashtrimin e listave për kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë deri te Komisioni shtetëror zgjedhor, për zgjedhjet e caktuara për 27 prill. Zakonisht si edhe nw zgjedhjet tjera parlamentare partitë nw orët e fundit i kanw dorëzuar listat pwr kandidat. KSHZ-ja në afat deri 48 orë do të konfirmojë nëse lista e kandidatëve është parashtruar në afatin e caktuar dhe është përbërë në pajtim me përcaktimet e Kodit zgjedhor. Nëse ka mungesa, partitë do t’i largojnë po ashtu në afat prej 48 orëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *