Home / Lajme / Maqedoni / Dorëzohen kandidaturat për Ivanovin, Popovskin dhe Halimin

Dorëzohen kandidaturat për Ivanovin, Popovskin dhe Halimin

12 mars-Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së sot e dorëzuan kandidaturën për Gjorge Ivanov me 63 mijë nënshkrime nga qytetarët.Për Zoran Popovkin janë grumbulluar 10 mijë nënshkrime, po aq janë grumbulluar edhe për kandidatin e PDSH-së Iljaz Halimi.

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor deri më tani janë dorëzuar kandidaturat e Gjorge Ivanov, Zoran Popovskit dhe Iljaz Halimit për Zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 13 prill.

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së sot e dorëzuan kandidaturën për Gjorge Ivanov me 63 mijë nënshkrime nga qytetarët.

Për Zoran Popovkin janë grumbulluar 10 mijë nënshkrime, po aq janë grumbulluar edhe për kandidatin e PDSH-së Iljaz Halimi.

Pritet që deri nesër të dorëzohet edhe kandidatura e LSDM-së me kandidat Stevo Pendarovskin.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 24 mars.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *