Home / Lajme / Maqedoni / Dy shqiptarë e vrasin babanë e tyre dhe e fusin në valixhe

Dy shqiptarë e vrasin babanë e tyre dhe e fusin në valixhe

02.Mars.- Zyrtarët e ndjekjes së krimit kanë arrestuar njërin nga dy djemtë e të ndjerit. I madhi nuk është në Gjermani dhe vendndodhja e tij ende nuk dihet.

Është sqaruar rasti i vrasjes i quajtur “valixhja” në Harburg të Gjermanisë Veriore. Fjala është për vrasjen e kryer në tetor të vitit të kaluar, 46 vjeçarit nga Maqedonia, Amza Zekiri, shkruan Albinfo.ch.

Zyrtarët e ndjekjes së krimit kanë arrestuar njërin nga dy djemtë e të ndjerit. I madhi nuk është në Gjermani dhe vendndodhja e tij ende nuk dihet.

Kufoma e Amza Z. është gjetur më 6 shkurt nga dy persona 16 vjeçarë në një kënetë. Ajo ishte e mbyllur në një valixhe, të cilën dy personat e kishin nxjerrë nga akulli i kënetës. Hetuesit kishin pasur edhe më parë indikacione se vrasja mund të ishte bërë nga rrethi i të afërmve të të ndjerit dhe kështu dyshimet shkonin drejt dy bijve Adnanit (20 vjeç) dhe Fatmirit (26 vjeç).

Adnani është arrestuar dhe me rastin e marrjes ne pyetje ka pranuar veprën si dhe e ka sqaruar atë, shkruan Harburg aktuell. Sipas rrëfimit të tij, pas një konflikti që kishte pasur me të atin, e kishte mbytur atë dhe pastaj, bashkë me vëllanë e madh e kishin futur në valixhe. Së bashku e kishin dërguar atë me një taksi për në Sinstorf (Harburg, Gjermani veriore).

Djali që ka pranuar veprën do të hetohet më tutje nga gjyqtari hetues ndërsa vëllai i tij është jashtë vendit, shkruan albinfo.

Hetuesit, duke bazuar në të dhënat e Adnanit janë në kërkim të taksistit i cili natën në mes të 29 dhe 30 tetorit të vitit 2013 i ka marrë dy vëllezërit

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *