Home / Lajme / Rajon / Dy të vrarë e shtatë të plagosur në Pejë

Dy të vrarë e shtatë të plagosur në Pejë

Pejë, 22 Mars – Merret vesh se njëri nga të vrarët është Valdet Kelmendi i njohur në Pejë me pseudonimin “Lara”, rreth 28-vjeç.

Policia është në hetime intensive për atë që tashmë lirisht mund të cilësohet si Masakra e Pejës, e ku u vranë dy persona; njëri kalimtar i rastit, derisa pesë të tjerë po trajtohen në spitalin e qytetit.

Mësohet se i vrari një 28 vjeçar, Valdet Kelmendi, i njohur si Lara.

Dyshohet se ai ka qenë cak i sulmit, derisa për kalimtarin e rastit ende nuk bëhet i ditur identiteti.

Ngjarja ndodhi ne qender te Pejes, afer Hotel Gold.

Ata u vranë nga disa persona që shtinin nga një veturë në lëvizje.

Vetura me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, është gjetur duke iu djegur në nja fshat larg qytetit të Pejës. Autori, apo autorët e vrasjes pasi janë larguar nga Peja i kanë vënë zjarrin dhe e kanë braktis atë në një fshat në drejtim të Lugut të Baranit, rreth dhjetë kilometra larg Pejës.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke bërë përpjekje për të ndaluar në mënyrë që të kërkojnë gjurmët.

Ndryshe, burime të Gazetës Express thonë se vrasja duket se ka motive hakmarrjeje, ndërkohë që një zyrtar i policisë, në kushte anonimiteti, i tha gazetës se kjo vrasje mund të jetë e lidhur edhe me ato të para disa muajve ku u vra Xhekë Kelmendi e Kastriot Kukaj.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *