Home / Lajme / Rajon / Dy ushtri shqiptare rrezik për rajonin (VIDEO)

Dy ushtri shqiptare rrezik për rajonin (VIDEO)

Prishtinë, 05 Mars – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi është shprehur optimist se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës do të votohet edhe nga deputetët serb, të cilët janë pjesë e legjislativit kosovar.

“Besoj se edhe deputetët serb do të votojnë pro këtij vendimi”, ka thënë Kuçi për Telegrafin. Ndryshe, qeveria e Kosovës të martën miratoi vendimin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Ministri të Mbrojtjes. Ky vendim do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, të martën, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se një nga detyrat e FAK-ut do të jetë mbrojtja e sovranitetit territorial të Kosovës. Ai po ashtu ka bërë të ditur se Forca e Armatosur e Kosovës do të ketë 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Ndërkaq, deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic ka thënë se është interesante të shihet se deputetët serbë do të votojnë kur kjo çështje të jetë në agjendën e Kuvendit të Kosovës. Ajo thotë se kur ligjvënësit serbë votuan për heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur, morën premtim për vendet e rezervuara, por premtimi sipas saj, nuk është mbajtur nga kryeministri Thaçi. Me rastin e vendimit të djeshëm të qeverisë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Trajkovic tha se ky vendim do të ndikojë negativisht në gjithë rajonin. “Dy ushtri shqiptare, një në Shqipëri, një në Kosovë dhe Metohi është me të vërtetë faktor destabilizues në rajon“, tha për RTK2, deputetja Rada Trajkovic. Sipas saj, është e natyrshme që serbët janë kundër krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Trajkovic beson se brenda NATO-s nuk ka marrëveshje për krijimin e një ushtrie të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *